ASH zgjedh kryetarin e Forumit Rinor të partisë

Forumi i të rinjve i Aleancës për Shqiptarët (ASH) e ka mbajtur konferencën e parë me çka për kryetar është zgjedhur Omer Ajdini nga Kumanova. Në konferencën, kundër-kandidatë të tij kanë qenë Dardan Hiseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.

“Do të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë shkurt para të pranishmëve Ajdini.

Para delegatëve të pranishëm në konferencë e cila ka zgjatur 5 orë në Tetovë, është drejtuar edhe lideri partiak, Ziadin Sela.

“Forumi i të rinjve i Aleancës do të ndjek amanetin e vëllezërve, Naim, Abdyl e Sami Frashëri. Qëllimi është të ndryshohet sjellja ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të mos ketë qytetarë të rendit të parë ose të dytë, por të gjithë të jenë të barabartë. Do të luftojmë kundër atyre që gënjejnë dhe bëjnë kriminalitet dhe korrupsion, ndërsa mbajnë vende pune shtetërore”, ka thënë Sela.

Ajdini ka të kryer studimet e magjistraturës në shkencat politike. .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu