Austria dhe Serbia bien dakord për të parandaluar hyrjen e refugjatëve afganë

Kryeministri austriak Sebastian Kurz ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kurz përsëriti se në vend të BE-së refugjatë afganë duhet t’i marrin fqinjët e Afganistanit.

Sebastian Kurz shtoi se ata janë në negociata me fqinjët e Afganistanit për çështjen e emigrantëve. Kurse presidenti Vuçiç nga ana e tij tha se qeveria serbe do të pranojë vetëm 150 gra afgane, anëtare të një klubi futbolli afgan.

Nga ana tjetër, ndërkohë që nga Kurz dhe Vuçiç po vinin deklarata të tilla, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri shoqërisë ndërkombëtare një apel për Afganistanin.

Përmes një postimi në “Twitter”, Guterres ka paralajmëruar se “një katastrofë humanitare është në derë”, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë në lidhje me rrezikun e kolapsit të plotë që do të pësonin shërbimet kryesore në Afganistan për shkak të krizës ekonomike dhe humanitare që po thellohet në këtë periudhë të re në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu