Austria i hap kufijtë me fqinjët por përjashtojnë këtë shtet

Austria ka thënë se do të heqë kufizimet kufitare, të lidhura me koronavirusin, për të gjitha shtetet fqinje – duke përjashtuar Italinë.

“Prej nesër, nuk do të ketë më kontrolle për të hyrë në Austri”, është cituar të ketë thënë Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve, AFP.

Ai ka thënë se kontrollet me kufirin italian do të analizohen sërish javën e ardhshme, duke shtuar se janë duke konsideruar mundësinë që t’iu mundësohet hyrja italianëve nga rajonet më pak të prekura nga koronavirusi.

Austria ka mbyllur kufijtë e saj në mes të muajit mars.

Deri më tani ka regjistruar rreth 16,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu