Avionët turq fluturojnë mbi Athinë, alarmohet Greqia

Ndërkohë që Turqia është e angazhuar në një konflikt që po merr përmasa të rrezikshmr në Siri, tensionet janë rritur edhe në Egje gjatë dy javëvë të fundit.

Gjatë të hënës dy avionë gjuajtës turq kërcënuan helikopterin ku udhëtonte ministri grek i Detit, ndërkohë GreekReporter thekson se sot janë pikasur katër avionë të tjerë ne hapësirën ajrore të Athinës.

Ky incident shënohet disa ditë pasi një anije ushtarake turke perplasi anijen greke në ujërat pranë ishujve Imia në Egje.

“Tridhjetë e tre aeroplanë turq shkelën hapësirën ajrore greke dhe thyen rregullat ndërkombëtare të aviacionit në 12 ditët e para të shkurtit.

Edhe anijet luftarake turke në brigjet e Qipros janë përfshirë në disa përplasje me anijet greke. Pyetja që po rëndon tani mbi buzët e shumë njerëzve në Greqi është: A do të shkojmë në luftë me Turqinë?

Tani për tani mund të themi se jo, pasi kriza dhe përplasjet në Egje nuk janë asgjë e re. Krizat e përsëritura gjatë dekadave të kaluar e kanë detyruar Greqinë të armatoset me një game të gjerë të mjeteve ushtarake mbrojtëse, pothuajse të paimagjinueshme për një vend që është në të njëjtin pakt ushtarak me Turqinë.

Greqia ka një fqinj të madh me të cilit duhet të përballet, por për momentin Turqia është e përfshirë në një luftë të shumëfishtë në Siri, e cila po teston marrëdhënie ndërkombëtare të Ankarasë, sidomos ato me SHBA-në.

Udhëheqësit tekanjoz të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i pëlqen të luajë një rol të ashpër me Perëndimin.

Një përplasje mes anijeve turke dhe greke pranë Imias çoi në thirrje telefonike në nivel kryeministror mes Athinës dhe Ankarasë. Edhe pse SHBA ka gjasa të ndërhyjë pas skenave, mbetet shqetësues fakti se një incident i paplanifikuar në Egje mund të dalë jashtë kontrollit.

Greqia mund të përpiqet të ushtrojë presion diplomatik ndaj SHBA-së për të kufizuar shitjet e avionëve luftarakë Ankarasë ose të vazhdojë t’i apelojë NATO-s për të ndërmarrë një qëndrim më të fuqishëm kundër Erdogan”, shkruan GreekReporter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu