“Avioni-varkë” që do të ndryshojë të ardhmen e transportit

Ndërsa kompanitë ndërmarrin hapa drejt përmirësimit të transportit rrugor, Regent, një kompani me bazë në Boston, ka vënë syrin mbi një objektiv tjetër: detin. Kompania shpreson ta kthejë detin në një korridor transporti me shpejtësi të lartë.

Mjeti, i quajtur ndryshe “avioni-varkë”, kalon mbi ujë me një shpejtësi deri në 290 km/orë, rreth 6 herë sa shpejtësia e një trageti, dhe dyfishi i gamës së avionëve elektrikë, por me gjysmën e kostove të prodhimit.

Noton në një “jastëk” ajri të krijuar nga krahët e tij që e bën fluturimin më efikas. Kur është në port, ulet në ujë si varkë. Regent pretendon se mund t’i kthejë korridoret detare në një rrugë udhëtimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu