Aziri: Aktorë vendor dhe miq të jashtëm, e shohin Aleancën si partner solid

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në emisionin “24 Analiza” në TV24 deklaroi se në takimin e liderëve nuk ka pasur ofertë konkrete nga shumica qeveritare për hyrje në Qeveri.

“Kryetari jonë është shprehur dhe nëse ka diçka të tillë do të diskutojmë si kryesi dhe do të sjellim vendim. Nëse ekziston interesim nga shumica që Aleanca të jetë pjesë e shumicës, unë mburrem me këtë. Aktorët e brendshëm dhe miq ndërkombëtare e shohin Aleancën si partner solid në integrimet euroatlantike. Aleanca si e tillë ka vepruar edhe deri më tani, qoftë në pushtet qoftë në opozitë. Kur janë në pyetje interesat strategjike të shtetit, vlerësoj se kemi vepruar si burrështetas. Takimin e liderëve e përshëndesim dhe vlerësojmë se është mënyra më e mirë të ballafaqohen mendimet për interesat strategjike. Mund të jetë e vonuar, por më mirë është tani, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit“, deklaroi Aziri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu