Aziri: KE konfirmoi vlerësimet e ASH-së , vendi ka rëshqitur në sferën e korrupsionit

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se urgjentisht duhet të merren parasyshë rekomandimet e tyre e për përmirësimin e gjendjes në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Deputeti Elmi Aziri, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian, tha për Alsat se ky raport ka konfirmuar vlerësimet e ASH-së të bëra në vazhdimësi.

“Maqedonia e Veriut si shtet fatkeqësisht po rrëshqet vazhdimisht në dimensionin e korrupsionit. Korrupsioni është bërë endemik gjë e cila vërtetohet nga raportet e Komisionit Evropian por vërtetohet edhe nga institucione të tjera. Ne jemi dëshmitar se “Freedom house” Maqedoninë e ka shpallur si regjim hibrid, “Transparency International” Maqedoninë e rendit në vendet e para sa i takon korrupsionit, e ka shpallur korrupsion endemik, ne kemi një vend ku vetëm 8% e qytetarëve kanë besim në sistemin gjyqësor. Ne kemi përmendur vetingun cilësor me tiparet e Bashkimit Evropian edhe në sistemin e drejtësisë, reformim në sistemin e përzgjedhjes edhe të prokurorëve edhe të gjykatësve, dhe disiplinimin e tyre, kemi përmendur gjithashtu riaktualizimin e misionit të ekspertëve të lartë të Komisionit Evropian, ashtu siç ishte komisioni i Pribesë”, deklaroi Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu