Azizi i BESËS: Nuk ka më manipulim e as propagandë që mund ta mbuloj tradhtinë e BDI-së

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka komentuar tentimin e fundit e mediave pro BDI për të keqpërdorur emrin e Samidin Xhezarit i njohur si Komandant Hoxha i Prizrenit, i cili gjoja ka përkrahur Ali Ahmetin, lajm ky që u demantua me shpejtësi. Sipas tij tani më nuk ka asnjë propagandë e as manipulim që mund ta mbuloj tradhtinë e BDI-së. Ja dhe postimi i tij i plotë: “BDI nuk ka lënë asgjë pa manipuluar dhe keqpërdorur, duke filluar nga UÇK, dëshmoret, familjet e dëshmorëve, komandantët dhe ushtarët e gjallë dhe të vdekur të UÇK-së, invalidët e luftës, nëpunësit shtetëror, profesorët, arsimtarët, studentët, nxënësit, bujqit madje edhe të burgosurit. Manipulimi dhe keqpërdorimi i emrit të Samedin Xhezairi- Komandant Hoxhës së Prizrenit ishte i rradhës por jo i fundit. Nuk ka manipulim dhe propagandë që mund ta mbulojë tradhëtinë e BDI-së, nuk ka personalitet dhe institucion të vendit dhe të huaj që mund të rehabilitoj dhe ta restauroj “kështjellën e mashtrimit”, e cila përfundimisht do të rrënohet më 11 dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu