Bajrami – Mickoskit: Politikan me “afat të skaduar”, mërgata është faktor i zhvillimit ekonomik në vend

Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami nëpërmjet një statusi në Facebook i është përgjigjur kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski pasi dje deklaroi se “mërgata vetëm evindentohet e nuk regjistrohet”. Deputeti Bajrami i ka rikujtuar Mickoskit se ai është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar. Gjithashtu ai ka thënë se mërgata nuk është vetëm numër faktor stabiliteti politik në vend por edhe faktor i zhvillimit ekonomik.

“Tendencat e Mickoskit për regjistrimin e mërgatës shqiptare tregojnë se VMRO-DPMNE edhe mbas 30 vjetësh nuk arrin të pranon realitetin në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq Mickovski është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar. E ndjej të domosdoshme tia rikujtoj se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e sidomos mërgata, nuk janë vetëm faktor i stabilitetit politik por edhe faktor i zhvillimit ekonomik, që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e këtij vendi. Prandaj mos guxojnë që të preken në këtë pjesë se pasojat as nuk mund ti imagjinojnë”, ka përfunduar Bastri Bajrami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu