Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar për herë të parë për sulmin e mediave greke ndaj saj, të cilat raportuar se 25 vite më parë ajo ka punuar si balerinë në klube nate në vendin fqinj.
Kodheli si përgjigjet për lajthitjen e mediave në Greqi, ka përdorur një thënie të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Theçer.
“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik.”/Albeu.com/