Banorët e Koçanit ia qajnë hallin Mickoskit teksa u digjet mali përballë: Më herët u dogj pylli, tani zjarri arriti këtu (VIDEO)

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka arritur në Koçan dhe po bisedon me banorët.

I qajnë hallin se si vetë kanë luftuar me flakët dhe se Qendra për Menaxhim me Kriza nuk u doli në ndihmë.

Mickoski tha se drejtori i QMK-së ishte në festim dhe nuk reagoi.

Banori: Në Koçan bëhet luftë për Koçan. E shihni, stuhia tanimë ka arritur në këtë anë, më herët ka djegur tërë pyllin. Shkurt, në Koçan qytetarët vetë janë gjendur. Të gjithë dolën, me çfarë mundën vepruan që të shpëtojmë. Për fat të mirë, arritën të shuajnë zjarrin tek pylli mbi shtëpitë që të shpëtojnë shtëpitë. Asnjë reagim nga Qendra për menaxhim me krizat. Vetë na lanë.

Mickoskit: Drejtori ishte në kremtim.

Banori: Të gjithim duke festuar.

Mickoski: Drejtori në festë, në vend se të reagojë.

Banori: Ata nuk ndalojnë me festën. Tërë ditën nuk e dimë se ku janë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu