Barbados njeh zyrtarisht Palestinën si shtet

Barbados ka njoftuar vendimin e tij për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, duke u bërë anëtari i 11-të i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) që njeh shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

Si mund të themi se duam një zgjidhje me dy shtete nëse nuk e njohim Palestinën si shtet”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Kerrie Symmonds.

Ai po ashtu tha se vendimi nuk ndikon në marrëdhëniet e Barbados me Izraelin. Ai theksoi se kombi ishull në OKB gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete.

Megjithatë, Symmonds kritikoi faktin se Barbados nuk e ka njohur Palestinën deri më tani.

Unë mendoj, një gabim që e kemi bërë ndër vite dhe ta korrigjojmë atë. Dhe tani, ne zyrtarisht i kemi zgjatur dorën Shtetin të Palestinës për të sinjalizuar synimin tonë për ta njohur zyrtarisht atë si shtet”, theksoi Symmonds.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu