Barca dhe Reali në garë për yllin e Ajax, nuk është De Ligt

Barcelona dhe Real Madridi po synojnë transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek.

22-vjeçari holandez ka shënuar 17 gola këtë sezon, duke përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Megjithatë, ky gol nuk i ndihmoi Ajaxit të kalojë në finale, pasi edhe pse me epërsi 2-0 në ndeshjen e dytë, atë humbën 3-2 dhe u eliminuan shkaku i golit mysafirë.

Paraqitjet e mira të lojtarëve të Ajaxit kanë bërë që shumë nga ta të synohen nga klubet e mëdha evropiane për tu transferuar në verë.

Frenkie de Jong, tashmë ka rënë dakord të kalojë për 86 milionë euro te Barcelonë këtë verë, ndërsa mbrojtësi dhe kapiteni i klubit, Matthijs de Ligt, gjithashtu është i lidhur me një lëvizje në Camp Nou.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, edhe Van de Beek po lidhet me një transferim te Barcelona, por do të jetë një garë e madhe me rivalët e urryer të Real Madridit, të cilët e duan gjithashtu mesfushorin. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu