Barcelona ka gati kontratën e re për Xavi Hernandez

Çavi ka filluar të rikthejë Barcelonën në vendin që e meriton dhe tashmë drejtuesit e klubit po mendojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun spanjoll.

Sipas “Marca”, të dyja palët kanë pasur një komunikim të martën, me drejtuesit e Barçës dhe agjentit të Çavit ku të cilët kanë diskutuar kushtet e kontratës. Trajneri spanjoll ka një kontratë me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2024, ndërsa synimi i drejtuesve është që ai të vazhdojë me ta të paktën deri në vitin 2026.

Duke parë rezultatet pozitive dhe renditjen në vendin e parë të tabelës së La Ligës me një distancë prej 13 pikësh nga Real Madrid i vendit të dytë, agjenti i Çavit u takua me Rafa Juste, Alemany dhe Zhordi Krujfin në “Camp Nou”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu