Basha ka injoruar dhe refuzuar Gruevskin në Maltë (FOTO)

Lideri i PD-së, Lulzim Basha që ka qenë i pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Malta ka injoruar liderin e VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, mëson INA.

“Basha nuk ka dashur dhe nuk ka çka të ulet me Gruevskin për të biseduar, edhe pse ka pasur një kërkesë të tillë për takim. Përveç kësaj kreu i demokratëve i është shmangur edhe çdo fotografie të përbashkët”, theksuan për INA, burime partiake nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në një moment të konferencës, siç bëhet e ditur, Gruevski ka shkuar dhe i është ulur afër Bashës, por në foton e mëposhtme shihet reagimi i kreut demokrat shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu