Basha thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë: Kryeni regjistrimin online

Kryetari i partisë demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që të bëjnë regjistrimin duke u bërë pjesë e procesit që do të mbyllet në 21 Prill. Në përfundim të takimit me zv. Kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Basha ceku disa nga fushat në të cilat do të bashkëpunohet mes dy vendeve me ardhjen e PD në pushtet.

“Pata kënaqësi të dëgjojë në vetë të parë nga vetë zëvendëskryeministrit Grubi për disa nga avancimet kuptimplota ë rrafshin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në RMV, sikundër dhe angazhimin e Qeverisë e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejt tek punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve tanë ku përfshihen projekte që kam pasur për zemër dhe që janë avancuar siç është Korridori 8, ka mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendëskryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhje me territorin e RMV-së, ndërkohë që u gëzova kur mësova që po kështu po ndërmerren hapa për segmente që mungojnë në korridorin Shkup-Qafë Thanë”, theksoi Basha.

Thirrje për regjistrimin e diasporës ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. “Është një mënyrë për të treguar një akt patriotik që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të drejtat që janë fituar me shumë shumë mund, shumë shumë djersë, madje edhe me shumë shumë gjak”, theksoi Veliaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu