Bashkohen shqiptarët në Mal të Zi, për opozitën shqiptare në Maqedoni vendoset nesër

Një koalicion parazgjedhor ka bërë bashkë katër partitë më të mëdha politike shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet parlamentare që do mbahen më 16 tetor, transmeton InfoShqip

Bashkimi është bërë për të fuqizuar votën e shqiptarëve në Mal të Zi kundër diskriminimit, bëjnë të ditur krerët e partive. Një nismë bashkëpunimi opozitar është aktuale në Maqedoni ku pritet ditën e nesërme të bëhet e qartë pë opinionin publik se cila parti shqiptare do marë pjesë në këtë iniciativë bashkëpunimi.

Takimi i nesërm organizohet nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Shkup, me vendim të kryesisë së kësaj Shoqate me datë 08.10.2016 që iniciativën e nisur për bashkëpunim në shkurt të këtij viti nga kjo shoqatë, ta kurorëzojnë në një takim të përbashkët me krerët e partive opozitare shqiptare jashtëparlamentare, bëri të ditur kryetari i Shoqatës z.Shpëtim Pollozhani.

Deri tani ftesës së Pollozhanit i është përgjigjur Lëvizja për Reforma PDSH dhe Rilindja Demokratike Kombëtare, ndërkohë Pollozhani përmes facebook bëri një rinjoftim për takimin e nesërm me qëllim përfshirjen e partive që akoma si janë përgjigjur ftesës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu