Thashethemet për trajnerin e ri të Juventusit vijnë edhe nga Anglia, drejt Italisë. Ditën e djeshme, ishte vetë Marçelo Lipi, që teksa komentonte disa prej temave të futbollit italian, ndër të tjera “sponsorizonte” edhe Sarrin për në krye të stolit të “Zonjës”.
Ndërkohë, ditën e sotme janë edhe kompanitë e basteve, që favorizojnë Sarrin si pasues të mundshëm të Alegrit. Trajneri toskan, vetëm një javë më parë nuk llogaritej si trajner i mundshëm, teksa kishte një koeficient 16.00, ndërsa ditën e sotme, merr vendin e favoritit kryesor, teksa koeficienti ka shkuar në 2.50.
Ndërkohë, në vendin e dytë shkon Guardiola, koeficienti i të cilit nga 2.10, ka shkuar në 3.00. Pas tij, ndjek Poçetino me një koeficient 9.00, ndërkohë që edhe kuotat e Simone Inzagit për të qenë në krye të bardhezinjve janë zbehur, e tani kuotohet me 12.00.










