Bayern Munchen ka një ëndërr, do një nga “të djathtët” e Barcelonës

Bayern Munchen do një mbrojtës të djathtë nga të Barcelonës. Katalanasit janë të mbipopulluar në atë pozitë, duke qenë se kanë Sergino Dest, Emerson Royal dhe Sergi Roberto.

Ky i fundit është lidhur më shumë me një largim të mundshëm, por lajmet e fundit flasin për marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Por mund të themi lirisht se kjo është vetëm një ëndërr e Bayern Munchen sepse Sergino Dest është projektuar titullar, ndërsa Emerson e ëndërron të luajë në “Camp Nou”.

Nga ana tjetër edhe Sergi Roberto nuk tundohet nga Bundesliga. Ai ikën vetëm në rast se vjen një ofertë joshëse nga Anglia. Spanjollit i mbaron kontrata në verën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu