BDI dhe VMRO bëhen bashkë kundër “Mehmet Pashë Derallës”

Këshilltarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së u bënë bashkë sot dhe votuan kundër propozimit për themelimin e Institucionit Publik për Kulturë në Tetovë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”.

Mos votimin apo mospërkrahjen e themelimit të këtij institucioni për kulturë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”, këshilltarët e kanë arsyetuar me mungesën e materialit njoftues lidhur me atë se çfarë institucioni po themelohet, gjë kjo që u hodh poshtë nga ana e kreut të këshillit komunal, Besar Durmishi, I cili tha se administrata komunale, këtë material të gjithë këshilltarëve ua ka dërguar që para pesë ditësh.

Propozimi për themelimin e këtij institucioni komunal për kulturë, nuk është votuar edhe nga këshilltarët e VMRO-së.

Meqë arsyetimi i këshilltarëve të BDI-së dhe VMRO-së për mos votimin e këtij propozimi ishte mos pasja e dokumenteve njoftuese për atë se çfarë institucioni po themelohet, nga komuna e Tetovës thonë se këto materiale brenda kohës do iu ridërgohen këshilltarëve dhe propozimi për themelim do të gjendet sërish përpara këshilltarëve në seancën e radhës të këshillit komunal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu