BDI mobilizohet edhe në Tetovë: Shqiptarët e përcaktojnë fituesin

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore për president të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kohë më parë nisi hapjen e shtabeve në çdo komunë siç ishte rasti në Çair, Saraj, Studeniçan, Gostivar, Dollnen, Kumanovë, Kërçovë për të vazhduar në qytetin e Tetovë.

Para aktivistëve, fjalë rasti patën, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, zëvendës ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti si dhe deputeti Xhevat Ademi të cilët njëzëri u shprehën se vota që do të jepet për presidentin konsensual ka rëndësi të veçantë për shkak se ngadhnjen koncepti i konsensualitetit dhe vinoj ecuria e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt NATO dhe BE.

Në mes të tjerash folësit potencuan se BDI-ja nuk kërkon votë për vete por për të ardhmen e shtetit dhe se 21 prilli duhet të jetë dëshmi se shqiptarët do të jenë ata që vendosin për fituesin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu