Analisti dhe kolumnisti i njohur Ramadan Ramadani, parashikon se BDI nuk do të mbijetojë deri në pranverë. Ai vlerëson se kjo parti do ta pësojë me keq se Partia për Prosperitet Demokratik, e cila në vitin 2002 fitoi dy deputetë dhe se VMRO-Partia Popullore e Lubço Georgievskit.
“BDI nuk posedon substancë dhe strukturë, e cila me inercion do të korrte vota në zgjedhje. Të mos harrojmë, BDI është arti e formuar për dy muaj pa kurrfarë linje ideologjike dhe ose substance me përcaktim tematik për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo është vetëm ad-hok trup i përkohshëm e themeluar nga shqiptarët që të kryejnë punë”, shkruan Ramadani në kolumnën e tij të fundit në Fokus.
Ramadani vlerëson se mbijetimi kaq i gjatë i BDI-së në skenë është meritë e Thaçit dhe Gruevskit, por se në këto zgjedhje do të pësojë debakël të madh, kurse në pranverë nuk do të ekzistojë./InfoShqip.com