BDI-së i vjen fundi, të Burgosurit Politik Shqiptarë inicojnë opozitën e bashkuar

Tashmë zërave për bashkëpunim opozitar u është bashkangjitur Shoqatave e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptar, transmeton InfoShqip.

Në mbëledhjen e saj të fundit të kryseisë së Shoqatës u mor vendim që të bisedohet me kryetarët e partive opozitare shqiptare jashtë parlamentare me qëllim unifikimin e tyre për ruajtjen e votës shqiptare.

Bashkimi i opozitës shqiptare shihet si një kërcënim për Bashkimin Demokratik për Integrim, në rast të një opozite të bashkuar dhe të fortë, vota e shqiptarëve do forcohet dhe do dënojë politikën e BDI-së. Në rast të tillë, gjasat që të triumfojë opozita e bashkuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë të mëdha./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu