BE nuk tërhiqet ndaj Kurtit: Kosova të shpallë sa më shpejt zgjedhjet në veri

Bashkimi Europian i bën thirrje sërish Kosovës të shpallë sa më shpejt zgjedhjet në veri. Deklaratave të qeverisë Kurti se më parë duhet të hiqen sanksionet, zyrtarët e BE-së nuk kanë preferuar t’u përgjigjen.

BE ka apeluar që zgjedhjet në komunat e veriut të shpallen sa më shpejt dhe të zbatohet menjëherë marrëveshja e 3 qershorit për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu