Begaj shfaqet me dorën e fashuar në takimin me homologun nga Azerbajxhani, çfarë i ka ndodhur Presidentit

Presidenti Bajram Begaj është me homologun e tij të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.

Fokusi i bisedës ishte “tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”.

Megjithate ajo qëra në sy ishte dora e djathtë e Presidentit, e fashuar dhe me gishtin vogël plotësisht mbuluar me fasho.

Nuk ka ende ndonjë informacion nga Presidenca në lidhje me gjendjen e Kreut të Shtetit, por prania e tij në takim tregon se gjendja e tij shëndetësore nuk e ka detyruar të anulojë agjendën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu