Bëhen bashkë gratë më të pushtetshme në Kosovë

Gratë, si asnjëherë më parë kanë marr hapësirë në institucionet e Kosovës. Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi së bashku me pesë ministret e reja të qeverisë së Kosovës.

Në fotografi përveç shefes së legjislativit është edhe nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Në qeverinë të cilës i prinë Albin Kurti, janë emëruar edhe pesë ministre.

Albulena Haxhiu nga VV është ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari nga e njëjta parti është emëruar ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Nga LDK, ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është Hykmete Bajrami, ndërsa Vlora Dumoshi do të udhëheq ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pjesë e Qeverisë Kurti është edhe një grua si ministre, Emilia Rexhepi e cila do ta udhëheq ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu