Bëhet i gjallë Zhan Mitrev: Nuk kemi gënjyer asnjë pacient, nuk kemi marrë asnjë euro më tepër

Pronari i Klinikës Zhan Mitrev, doktori Zhan Mitrev në konferencën e sotme për shtyp është deklaruar rreth rastit “Gjaku i papastër”, përcjell TV21. Mitrev thotë se është përdorur gjuhë e urrejtjes ndaj tij, ndërsa thekson se si klinikë nuk kanë gënjyer apo mashtruar asnjë pacient.

“Në këtë institucion, nga fillimi deri më sot edhe gjatë koronës, asnjë pacient nuk është gënjyer, nuk është keqpërdorur dhe asnjë pacienti nuk i është marrë asnjë euro më tepër. Ne jemi institucion privat me shërbime tona dhe çmimore sipas të cilave duhet të punojmë, megjithatë kjo nuk do të thotë se dikë e kemi gënjyer”, tha mes tjerash Mitrev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu