Në emisionin Klan Debat, Nevzat Bejta për së pari herë ka treguar se ai në garën për kryetar të Gostivarit e ka humbur nga disa funksionarë të partisë së tij.
”Disa funksionarë të BDI-së, fshehurazi punojnë për të më dobësuar mua, nuk janë angazhuar aq sa duhen dhe prandaj un kam humbur në Gostivar. Ata funksionarë vazhdojnë të jenë në BDI, kanë menduar që të fiton partija kundërshtare dhe pastaj të më hedhin akuza dhe të më burgosin. Këto shqetësime i kemi biseduar, gjithashtu i kam treguar edhe kryetarit Ali Ahmeti” – tha Nevzat Bejta.
Ai ka folur rreth mbledhjes së partisë së tij ku u zgjodh kryesia qendrore dhe pakëqësitë që pati kryeparlamentari Talat Xhaferi ku edhe e lëshoi mbledhjen.
‘‘Mbledhja e këshillit të përgjithshëm që ishte më 15 tetor, u zgjodh kryesia qendrore dhe kryesia e ngushtë ku kryetari me bashkëpuntorët e vet dhe me kryesinë e vjetur ka mbajtur gjitha konsultimet. Momenti kur duhej të vëndohej në propozim votimi, Talat Xhaferi mori fjalën dhe në votim nuk kaloi propozimi pra vazhdoi dhe u zgjodhën antarët e kryesisë për atë se pse doli i pakënaqur duhet ta pyesni vetë Talat Xhaferin”
”Dega e Gostivarit ka kryetar, kryesi dhe organet e veta. Një gjë e tillë nuk ka ardhur deri tek dega e Gostivarit pra dega nuk ka pasur asnjë ankesë dhe vërejtje” – tha Nevzat Bejta. /KlanMacedonia










