Bekim Sali për shkak parregullsive e shkarkon drejtorin e BDI-së, Alajdin Memedi nga Klinika për fëmijë

Informojmë se ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi, shkruan InfoShqip.

Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu