Bekim Sali: Situata në shëndetësinë publik nuk është e mirë

“Analiza e bërë për diagnozën e shëndetit publik në vitin e kaluar, në investime, organizim, respektim të protokolleve dhe gjithçka tjetër në fushën e shërbimeve shëndetësore, dha një rezultat jo të mirë për ne si vend”.

Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. Ai theksoi se “nuk është shenjë e mirë që po ecim në drejtim pozitiv, por vërtet duhet të përveshim mëngët dhe të mendojmë se si duam të vazhdojmë”.

Sipas tij, në shëndetësinë publike, mjetet shpenzohen për institucione që nuk ofrojnë shërbime cilësore sa duhet, sikur institucionet shëndetësore private.

“Njësia e projektit në Ministrinë e Shëndetësisë ka punuar në fushën e racionalizimit dhe konsolidimit të kapaciteteve dhe konkluzioni ynë është se buxhetet shpenzohen për institucione që nuk ofrojnë cilësi të mjaftueshme dhe numër të mjaftueshëm të shërbimeve siç ofrohen nga një institucion shëndetësor privat”, tha ministri.

Sipas tij, nëse një institucion privat mund të funksionojë me çmime që janë vendosur si për shëndetësinë publike ashtu edhe për atë private dhe në fund të vitit tregojë rezultat pozitiv financiar, si ka mundësi që shëndetësia publike të mos ketë rezultat pozitiv.

Ai theksoi se interesimi për sektorin privat shëndetësor dhe për fondet që ofrojnë sigurime për shëndetin privat është në rritje, duke shtuar se edhe ky është trend që po ndodh në të gjitha vendet e botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu