Bekteshi: Nga 1 nëntori do të ketë energji termike, është arritur një marrëveshje

Ai në konferencën e sotme për media në Qeveri ka bërë të ditur se nga SHA ESM është arritur një marrëveshje për prokurimin e gazit natyror për termocentralet, ndërsa për informata më të hollësishme i është referuar SHA ESM-së.

”Është lidhur një marrëveshje nga SHA ESM për blerjen e gazit natyror. TETO do të punojë shtesë dhe do të mbulojë 60-70 për qind të nevojave për energji termike. Kanë rënë në ujë deklaratat e ekspertëve të caktuar të energjisë se ne duhet të kishim bërë marrëveshje para dy-tre muajsh kur çmimi i gazit natyror ishte nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për një metër kub normal”, tha Bekteshi, duke shtuar se çmimet pas blerjet e gazit natyror janë dyfishuar më pak se sa thonë ekspertët. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu