Bekteshi: Nga 1 nëntori do të ketë energji termike, është lidhur marrëveshje

Nga 1 nëntori qytetarët do të kenë energji termike, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai në konferencën e sotme për media në Qeveri ka bërë të ditur se nga EMV është arritur një marrëveshje për prokurimin e gazit natyror për ngrohtoret, ndërsa për informata më të hollësishme i është referuar EMV-së.

“Është lidhur një marrëveshje nga EMV për blerjen e gazit natyror. Plotësisht do të punojë TETO dhe do të mbulojë 60-70 për qind të nevojave për energji termike. Kanë rënë në ujë deklaratat e ekspertëve të caktuar të energjisë se ne duhet të kishim bërë marrëveshje para dy-tre muajsh kur çmimi i gazit natyror ishte nga 3 mijë deri në 4 mijë euro për një metër kub normal,” deklaroi Bekteshi, duke shtuar se çmimet për blerjen e gazit natyror janë dyfish më të ulëta se sa që thonin ekspertët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu