Benzina ulet për 2 denarë, çmimi i dizelit nuk ndryshon

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,95 % në raport me vendimin e datës 5.12.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 8.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS 95 – 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98 – 83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 84,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,171 (denarë/kilogram)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu