Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj Edi Ramës për çështjen e plehrave. Berisha tha se kryeministri ka marrë 4 milionë euro për të miratuar këtë ligj.
“Si ka mundësi që ky njeri që tre vjet më parë e quante tradhti kombëtare, importin e plehrave dhe detyroi 5-6 mijë socialistë të firmosnin referendumin dhe e quante vepër të mafies, i kapërdin të gjitha këto, i lëpin të gjitha, i shkelmon të gjitha këto?! Përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe! Kjo është vetëm dora e parë!”,- tha Berisha.
Ndërkohë që Rama ka reaguar direkt duke thënë se Berishës i shkon mendja në këto muhabetet me valixhe, ngaqë i ka bërë vetë.
“Ngaqë i keni bërë vetë këto muhabete me valixhe dhe thesa, ju shkon mendja se i bëjnë të gjithë. Dhe kështu akuzoni pa prova”,- tha Rama.