BESA e Gashit i hyn në terren Ahmetit

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Skender Rexhepi-Zejd,kanë zhvilluar takim me strukturat dhe simpatizantët e degës Kërçovë. Gjatë takimit në fjalë, strukturat partiake dhe simpatizantët e BESËS në Kërçovë, u njoftuan për së afërmi për zhvillimet e fundit në vend. Zejd Rexhepi para të pranishmëve foli për strukturimin dhe organizimin strukturor të BESËS gjithandej Maqedonisë.

Kryetari i BESËS z. Afrim Gashi, para të pranishmëve foli për konceptin e BESËS, 3A-të e lëvizjes si dhe për zhvillimet e fundit në vend. Lëvizja BESA është para hyrjes në qeverinë reformatore të Zaevit, kjo po ndodh nga shkaku se Maqedonia është drejt rrugëtimit të saj euro-atlantik, NATO dhe BE.Takime të këtilla kryetari Gashi, pritet ti realizoj ditëve në vijim edhe me degët dhe strukturat tjera partiake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu