Besa i shkon në shtëpinë Ali Ahmetit, pa speciallca

Koalicioni “Rilindje me Besë” ka thyer mitin e bastionit të BDI-së në qytetin e kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Lëvizja Besa dhe RDK kanë mbushur sallën e Qendrës për Kulturë në Kërçovë si asnjë parti tjetër opozitare më parë. Edhe në tubimin e Besës në Kërçovë u ndje dallimi me atë të BDI-së në Kumanovë. Besatarët në Kërçovë shkuan pa njësitet policore speciale, por u pritën nga shqiptarët e Kërçovës me flamuj kombëtarë. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti ka thënë: “Premtimet e politikanëve të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përsëritje të historisë së vjetër! Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytëzuar, të nëpërkëmbur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndëshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive. Ejani së bashku më 11 dhjetor ta kurorëzojmë fitoren e “Rilindje me BESË”, duke rrethuar numrin 10-të! Kjo është e vetmja mundësi për ta ndëshkuar politikën klanoro-sunduese dhe për të sjell në drejtim një politikë të përgjegjshme udhëheqëse, shërbyese të popullit! O sot, o kurrë!”, tha Llabënishti para kërçovarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu