Po nxehet atmosfera parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ku debati është fokusuar mes LSDM dhe VMRO-së. Kjo po i ngjan një beteje gjelash, ku asnjëri nuk dorëzohet.
Në debatin e mbrëmshëm në Click Plus në TV21, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se për momentin VMRO-DPMNE-ja ka të paktë 100 mijë vota në avantazh më shumë së LSDM-ja. Kryeministri i vendit, Zoran Zaev eshte shprehur i bindur se partia e tij do te del fituese ne zgjedhjet e 12 prillit. Ai ka komentuar deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Zaev thotë se VMRO-ja në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë dhe se 100 mijë vota në avantazh për VMRO-DPMNE-në janë vetëm në kokën e Mickoskit.










