Biall Kasami paralajmëron: Mos i prekni të rinjtë dhe opozitën, do të përballeni me protesta të shqiptarëve

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me ndalimin dhe intervistimin e Kryetarit të FR-BESA, Liridon Useini nga policia.

Kasami shkruan se presionet e pushtetit ndaj opozitës, bëhen nga paniku që i ka kapluar nga dështimet e shumta. Gjithashtu Kasami paralajmëron edhe revoltë qytetare, kundër qeverisë dhe siç thotë ai, kjo qeveri po detyron Shqiptarët të mbushin rrugët dhe sheshet.

Ja reagimi plotë:

“Sot policia e Tetovës ka thirrur në bisedë informative, Kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, për grafitet e shpërndara nëpër qytet. Ky veprim tregon qartë panikun e pushtetit nga dështimet e shumta, si në aspektin e drejtësisë, të ekonomisë dhe shumë sferave tjera. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë, andaj kjo rini, ka përkrahjen time dhe të Lëvizjes BESA për të luftuar çdo padrejtësi që dëmtojnë gjithë qytetarët e RMV-së.

Presionet e pushtetit ndaj Opozitës Shqiptare, tregojnë se koncepti dhe vizioni jonë është shumë i drejtë; “Kundër politikanëve të korruptuar, kundër padrejtësive”. Nëse do prekët një rinistë nga ky pushtet, le ta dijë se më ka prekuar edhe mua, nëse ky pushtet vazhdon të mos lejoj zhvillimin e një Demokracie Europiane, do të përballet me revoltë të madhe të shqiptarëve, e cila revoltë mund të jetë edhe shprehja e paknaqësisë nëpërmjetë protestave.

Si parti politike Opozitare, gjatë gjithë kohës kemi qenë konstruktiv, por ky pushtet, tani më i dështuar, po revolton qytetarët Shqiptarë dhe po nxitë që ata t’i mbushin rruget dhe sheshet e qytetëve!”, shkruan Kasami.


1 Koment

  1. Edhe ti kasami je nje tradhtar qe per te rinjte aß qe te intereson por vetem politik e ke
    Ti je si nje Nane me te pas ba bashk me Ali Ahmetin
    Rinia duhet te shofin vet te ecin perpara e Jo me ty .De ti don rinin me kthy Maß edhe 20 vjet si tjeret je edhe ti mir Majmun i till
    Po so Ski vjen turp prej vajzave die grave tuaja qe i keni ne shtepi Pi mes te flasim prej popullit Po prej vajzave die grave tuajame rrejt e me vjedh e me hanger neper Restaurante me Ju blej vajzave e grave me pare Ze vjedhuna Jo me zosto
    Ti nuk je bur qe mundesh me fitu pare ty tka her nafaka me hy ne qeveri e me vjedh e Mi ushqy familjen me pare te vjedhuna oooo papak
    Ti .Ali ahmeti e tj etj etj Ju nuk keni kurani
    Keni mshel njerez ne Burg te pafajshem e vet spo di shka me ju than
    Po nje ta kesh me dije .so tjesh prej Zotit i denum ndoshta ti Jo e femija yt Jo Po deri te Nipat edhe Mbesat keni me pagu
    Zoti e din se qysh ka me te denu tjesh i sigurt
    Sedi qfar knaqsie ndin ne shpirt si tradhtar e hajna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu