I dërguari i ri special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor do të jetë zëvendës ambasadori i SHBA në Beograd, diplomati i karrierës Gabriel Escobar, transmeton InfoShqip.
Escobar do të zëvendësojë të dërguarin aktual special Matthew Palmer në dekadën e parë të shtatorit, dhe pritet që ai të fillojë të vizitojë vendet e rajonit, kryesisht vendet anëtare të NATO -s, dhjetë ditë pas marrjes së detyrës.
Sipas informacioneve të marra nga analistët në Uashington, emërimi i Escobar është një tregues se Shtëpia e Bardhë, nën komandën e Biden, “vendosi për një rol më energjik, më aktiv në Ballkan”.
“Ai është një njeri që përfundon punët e besuara dhe gjen zgjidhje, ndonjëherë edhe duke i imponuar ato në mënyrë diplomatike “- tha burimi amerikan.
Escobar është zëvendës ambasador i SHBA në Serbi, dhe ai njihet si një ekspert i jashtëzakonshëm mbi situatën në Ballkan. Ai ishte shumë aktiv në këtë fushë në periudhën nga 1998 deri në 2001. Para emërimit të tij si diplomat në Serbi, Escobar mbante një nga postet më të rëndësishme në Ambasadën Amerikane në Irak./InfoShqip.com









