Ky mund të jetë demi më i madh që keni parë ndonjëherë. Rreth 190 cm i gjatë, ai konsiderohet më i madhi në gjithë Australinë Jugore. Rritja e vazhdueshme e kafshës mund të jetë rezultat i çrregullimit të gjëndrave të hipofizës. Personi që kujdeset për të, njëkohësisht pronarja Joanne Vine, beson se ai është më i madhi në Australi e ndoshta në të gjithë botën.
“Arsyeja që ne e kemi mbajtur, pasi zakonisht kur janë të vegjël nuk i mbajmë, është pikërisht sjellja e tij. Ishte shumë i dashur, i qetë dhe kjo është arsyeja pse vendosa të kujdesesha për të”,- është shprehur Joanne. “Edhe pse ai është i padëmshëm, Big Moo, ashtu si ne e quajmë, tërheq vëmendje pasi kur ai ecën dridhet toka. Është rreth 7 vjeç, por vazhdon të rritet edhe pse kjo nuk duhej të ndodhte. Mendojmë se shkaku kryesor duhet të jetë një tumor në gjëndrën e hipofizës së tij që prodhon me tepri hormonin e rritjes”.
Rekordi si lopa më e madhe në botë është shënuar në vitin 2014 me një gjatësi prej 190 cm por nëse Big Moo vazhdon kështu mund të thyejë rekordin./Blitz