Tetova edhe sot ishte në qendër të vëmendjes, pasiqë u organizua një tjetër protestë, pas atyre të studentëve, por kësaj rradhe u protestuan kundër kazinove dhe lojrave të fatit, nën organizimin e “Lëvizjes AntiBixhoz”.
Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili edhe në fushtatën për zgjedhjet lokale në vitin 2017-të, në programin e tij një ndër pikat e kishte edhe mbylljen e lojrave të fatit.
Lojrat e fatit e në veçanti Kazinot, vitëve të fundit janë shtuar në qytetin e Tetovës, edhe përkundër faktit se është protestuar në vazhdimësi, akoma nuk janë marrë masa nga pushteti lokal dhe ai qendror për mbylljen e tyre.










