Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë e Kosovës. Lirik Qerimi, një i ri nga Gjilani, është licencuar zyrtarisht si pilot komercial për Boeing 737, pas disa vitesh studimi, trajnimesh intensive dhe fluturimesh testuese.
Qerimi përfundoi me sukses Global Aviation School në Athinë, duke realizuar ëndrrën për të drejtuar një nga avionët më të njohur të aviacionit komercial. Licencimi i tij i hap tashmë rrugën drejt një karriere në fluturimet ndërkombëtare.
Por ky nuk është suksesi i tij i parë. Vetëm një vit më herët, Liriku kishte përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën “Genius” në New York, ku fitoi vendin e dytë dhe Medaljen e Argjendtë.
Nga podiumi i një olimpiade ndërkombëtare deri në kabinën e një Boeing 737, Lirik Qerimi po e çon ëndrrën e tij gjithnjë e më lart.










