Bilansi i fundit me COVID-19 në Maqedoni, sa raste ka në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 4,094 teste, dhe 1293 raste të reja janë regjistruar me Kovid-19.

Shumica janë prej Shkupit – 626. Prilepi ka 88 të infektuar rishtas, Velesi – 60, dhe Gostivari, Kavadarci e Manastiri – 48 raste të regjistruara me Kovid.

U raportuan gjithsej 24 vdekje, të moshës 49 deri 90 vjeç, përfshirë 14 pacientë nga Shkupi, dy nga PrilepI dhe një nga Kumanova, Manastiri, Koçani, Negotina, Radovishi, Berova, Bogdanci dhe Pehceva, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

U regjistruan 339 pacientë të shëruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu