Blerim Bexheti kundër hyrjes së ASh-së në Qeveri, fajëson Grubin për mosrealizimin e projekteve

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti është kundër inkuadrimit të Ash-së në Qeveri. Sipas tij nuk është e shëndosh që mos të ketë opozitë të mirëfilltë.

Mendoj që jo, jo mendoj por jam i bindur që jo. Pse do të duhej. Ne i kemi fituar zgjedhjet, për demokracinë është e shëndoshtë ketë opozitë. Sfidat eurointegruese që janë para nesh, janë prononcuar që t’i votojnë. Ishin pjesë me këtë garniturë qeveritare në mandatin e kaluar LSDM-BDI, ishin në zgjedhjet lokale me VMRO-në, dhe ata duhet ta trasojnë rrugën e vet politike se si të fuqizohen vet dhe jo duke i bërë ne pjesë të pushtetit që nuk është e mirë as për ata as për ne”, pohoi Blerim Bexheti – Sekretari organizativ i BDI-së.

E për punët e pa realizuara nga ana e ekzekutivit Bexheti tha se përgjegjësit kanë emër dhe mbiemër.

Për përgjegjësi çdo kush ka emër dhe mbiemër dhe mendoj se për mos realizimin e disa punëve ka përgjegjësi dhe në aspekt meritokracisë ka edhe shpërblim për punët e bërë. Përgjegjësi kanë 6 emrat që janë aty, pse Ali Ahmet, nuk është as zëvendëskryeministër e as ministër

-Përgjegjës kryesor e shihni Artan Grubin?

“Po natyrisht. Zëvendëskryeministri në vazhdimësi koordinon me ministrat”, tha Bexheti.

Përveç dështimeve Bexheti shtoi se ka edhe punë të mira që janë bërë. E si shembull e përmendi projektin për Universitetin Nëna Terezë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu