Kandidati për President, Blerim Reka po diskuton rreth çështjeve diplomatike si dhe të brendshme që ai i ofron si zgjidhje për sistemin e shtetit.
Për planin e eurointegrimeve Blerim Reka, shprehet që duhet një sistem i fortë i Maqedonisë së Veriut për tu bërë pjesë e një Unioni Evropian. Platforma e Blerim Rekës do të jetë ‘Për Republikën’, për një shtet që do të jetë i gatshëm për ti zgjidhur problemet me fqinjët, dhe gjithashtu për të vazhduar drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Tani kemi edhe problem me Serbinë, ndërsa me Shqipërinë dhe Kosovën nuk kemi problem sepse këto shtete u treguan si urë lidhëse për çështjet mbrenda territorit tonë.
Unë besoj se votën do e marr nga qytetarët e pakënaqur dhe të depresuar që nuk shohin shpresë tek pushteti. Presidenti duhet të jep vizion të qartë për ardhmërinë qytetare në periudha afatgjate. Ne nuk duhet të themi se jemi të kënaqur, ne nuk jemi të kënaqur me ligjin, sepse ligji nuk funskionon.










