Boban Iliqit i ulet dënimi nga gjashtë në katër vite

Pas muajsh të tërë zvarritje në Gjykatën e Apelit për dënimet e të akuzuarve në rastin e Almir Aliut, merret vendim për të akuzuarin Boban Iliqin. Nga Gjykata e shkallës së dytë, nuk pranojnë e as mohojnë këtë gjë dhe as nuk tregojnë se çfarë vendimi është marrë për të.

Gjykata e shkallës së parë atë e kishte dënuar me 6 vjet, ndërsa sipas informacioneve burimeve të portalb vendimi i atij është ulur për 2 vjet, gjegjësisht nga 6 në 4 vjet. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dënimet për familjarët e Almirit. Pra, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Avokati i Almirit, Asmir Alispahiq konfirmoi se një vendim është marrë por ata nuk janë njoftuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Pothuajse bëhen 4 vjet nga kur u nda padrejtësisht nga jeta vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu, pasi ai u përplas me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke verbale që e kishin pasur paraprakisht babai i Almirit Sedat Aliut me Boban Iliqin në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

Gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar procesi gjyqësor për këtë rast ka pasur reagime dhe protesta të shumta duke kërkuar drejtësi për vogëlushin dhe dënim për vasësin. Po ashtu është kritikuar shumë edhe sjellja e të akuzuarit Iliq, i cili bënte veprime të pahijshme ndaj ekipeve të gazetarëve. I përfshirë në këtë rast ishte edhe vëllai i tij Bojan Iliq, por i njejti i lirua nga akuza, duke u konsideruar si i pafajshëm. Më 5 prill të vitit 2018-ës, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj. Përshkak se nga ky vendim mbetën të gjithë të pakënaqur, lënda u dërgua në Gjykatën e Apelit. Ajo e riktheu lëndën nga e para, përshkak se kishte konsideruar shkelje dhe parregullsi në procesin gjyqësor.

Procedura përsëri u zhvillua në Kumanovë nga i njejti trup gjykues, me të njëjtat prova dhe nuk u lejua prezantim i provave shtesë. Epilogu i procesit gjyqësor ishte vetëm konfirmim nga procesi paraprak, pa asnjë ndryshim të vetëm. Ndërkaq, përsëri lënda u dërgua në Apel dhe atje u zhvillua. Pas disa seancave të realizuara, Gjykata e shkallës së dytë e ka sjellur vendimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu