Bogovinë: Fillon projekti gjashtë mujor për sensibilizimin e qytetarëve mbështetur nga IFES dhe qeveria Zvicerane

Në komunën e Bogovinës ka filluar projekti i për sensibilizimin e qytetarëve ngritjen e vetëdijes kolektive në trajtimin e mbeturinave e gjithë kjo “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, që mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES)” në Shkup, shkruan Top24.

Ky projekt ka përqëllim ngritjen e vetëdijes kolektive në trajtimin e mbeturinave, mobilizimin e qytetarëve të Bogovinë, si dhe përmbushjen e premtimit nga ana e kryetarit të komunës pjesë e kampanjës së tij parazgjedhore e “Agjendës së Gjelbërt”.

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka pritur në takim udhëheqësin e projektit Admir Shabani, koordinatorin Ylber Jahiu dhe dy mobilizatorët, studentë të Universitetit të Tetovës, Alba Jahija dhe Fjola Jahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu