Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ka propozuar idenë për formimin e qeverisë së ekspërtevë që do të mbështetej nga një shumicë e gjerë parlamentare, prej se të gjitha anketat tregojnë se partia e tij GERB është fituese e zgjedhjeve të djeshme në Bullgari. Mediat bullgare njoftojnë se numërimi I votave shkon shumë ngadalë.
Borisov në Facebook ka shkruar se bashkimi I forcave me opozitës mund të ndikojë të arrihet stabilitetit politik në vend.
“Ju ofroj paqë. Ejani të emërojmë ekspertë, me qëllim që deri në Dhjetor ta tejkalojmë pandeminë dhe të shkojmë përpara. Kjo është oferta ime për Ju. Ejani t`i zgjedhim më të mirët ta përfundojnë punën. Bashkë jemi më të fortë” – ka shkruar Borisov.
Bojko Borisov është përballur me protesta antiqeveritare, ku kërkohej dorëheqja e tij për shkak të mosuksesit të përballet me korrupsionin në vend. Edhe pse ka fituar në zgjedhje, analistët thonë se do të ketë probleme të mëdha të formojë qeverinë.
Sipas rezultateve të publikuara, partia e Borisovit GERB është në epërsi para partisë “Ka një popull të tillë” që vitin e kaluar e kishte formuar shoumeni Slavi Trifonov dhe Partisë Socialiste Bullgare, deri VMRO-ja e Karakaçanovit është duke bërë përpjekje ta tejkalojë pragun për hyrje në parlament.









