Delegacioni turk në Flotiljen Globale “Sumud” me destinacion Gazën i tha sot Anadolu-s se forcat izraelite kanë arrestuar 18 shtetas turq pasi kanë ndaluar flotën në ujërat ndërkombëtare më shumë se 600 milje detare nga Gaza, disa milje larg ujërave territoriale greke.
Forcat izraelite rrethuan anijet pranë brigjeve të ishullit grek të Kretës të mërkurën vonë dhe kryen bastisje, duke arrestuar më shumë se 170 aktivistë në bord, tha delegacioni turk për Anadolu-n.
Shtetasit turq të arrestuar dhe anijet e tyre janë si më poshtë: Mustafa Enes Topal, Muhammed Ozdem, Ali Deniz, Yunus Kava, Sahin Yaslik, Mustafa Arslan, Abdulselam Demir, Nevzat Oylek, Nevzat Guzel, Halil Erdogmus, Abdullatif Fasli, Huseyin Suayb Ordu, Mahmut Akay, Gorkem Duru, Mehmet Atli, Mukremin Kose, Ramazan Tekdemir dhe Mahmut Cagatay Yavuz.
Marina izraelite ndërpreu anijet e flotiljes të mërkurën vonë ndërsa ato po shkonin drejt Gazës për të thyer bllokadën e gjatë mbi enklavën.
Grupi tha se forcat izraelite rrethuan konvojin në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës, bllokuan komunikimet dhe sekuestruan 21 anije, duke shtuar se 17 anije arritën të shpëtonin dhe të hynin në ujërat greke pas incidentit.
Flotilja që mban ndihmë humanitare për Gazën, synon të thyejë bllokadën e Izraelit dhe të hapë një korridor humanitar nga deti. Lëvizja erdhi disa orë pasi mediat hebraike raportuan se Izraeli po përgatitej të ndërpresë flotiljen, e cila përfshin rreth 100 anije në total që transportojnë gati 1.000 aktivistë nga disa vende.
Izraeli ka vendosur bllokadë në Rripin e Gazës që nga viti 2007, duke lënë rreth 1.5 milion palestinezë nga afërsisht 2.4 milione të pastrehë pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë luftës.










