Bojkotohet evenimenti i vendosjes së bustit të Aqif Lleshi në Dibër

Ditën e djeshme me datë 23 shtator në qytetin e Dibrës me iniciativë të kryetarit të Këshillit të Komunës së Dibrës, Bashkim Mashkulli u vendosën bustet e Sefedin Pustinës si kryetar i parë i Dibrës dhe busti i Aqif Lleshit si kryetari i parë i pas luftës. Vendosja e bustit të këtij të fundit u shoqërua me reagime të shumta të shoqatave joqeveritare, partive politike, historianëve, intelektualëve si nga qyteti i Dibrës poashtu dhe jashtë Dibrës lidhur me aktivitetin e tij, pasi e akuzonin si bashkpuntor të serbëve, shkruan InfoShqip.

Në manifestimin e mbajtur përpara objektit te Komunës së Dibrës, i cili ishte organizuar me iniciativë të kryetarit të Këshillit, u pa një bojokotim total i këtij evenimenti, si nga qytearët, poashtu edhe nga intelektualë dhe funksionarë të ndryshëm të qytetit.

Përpos kryetarit të komunës së Dibrës, disa familjarëve dhe antarëve të këshillit, ceremonisë i mungonin thuajse të gjithë funksionarët e BDI-së në qytetin e Dibrës, përfshirë edhe deputeten nga qyteti i Dibrës në parlamentin e Maqedonisë. Në ceremoni gjithashtu nuk ishte i pranishëm as kryetari i Dibrës së Vogël – Peshkopisë që zakonisht kur ka evenimente që kanë të bëjnë me rrethin e Dibrës gjithmonë marin pjesë kryetarët e dy Dibrave. Në eveniment nuk morrën pjesë asnjë funksionar partiak qoftë nga BDI apo opozita ose ndonjë historian, intelektual nga jashtë qytetit të Dibrës.

Në këtë eveniment nuk morrën pjesë përfaqsues nga asnjë shoqatë apo organizatë joqeveritare, përfshirë këtu edhe shoqatën “Bashkësia Dibrane” në Tiranë të cilët ishin ndër të parët që kundërshtuan vendosjen e këtij busti. Gjithashtu mungonte edhe kryetari i Shoqatës së të përndjekurve politik, Shpëtim Pollozhani i cili poashtu shprehu pakënaqësi ndaj këtij vendimi, duke pasur parasysh që iniciativa u mor nga kryetari i Këshillit të Komunës, që njëherit është edhe kryetar i shoqatës të të burgosurve politikë, dega Dibër.

Kështu që pasi Këshilli Komunal i Dibrës dhe nismëtarët e kësaj ideje edhe përtej polemikave të shumta nuk hoqën dorë nga ky veprim apo nuk hapën debat për tu zbardhur plotësisht e vërteta historike mbi debatin e ngritur, evenimenti djeshëm u bojkotua masovisht nga të gjithë dibranët. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu